TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 16:15

Skandali me provimin te Magjistratura, opozita thërret në raportim Arben Rakipin

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me provimin te Magjistratura, opozita thërret në raportim

Opozita ka kërkuar që Arben Rakipi të japë sqarime në Kuvend mbi skandalin me provimin te Magjistratura.

Shkolla që do të nxjerrë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj u përshi në një skandal, pasi u tha se nuk punonte pajisja scantron për korrigjimin elektronik të tezave dhe u zhvillua korrigjim manual. Kandidatët për magjistratë ngritën dyshime për manipulim të procesit, pasi u shtuan mbi 50 fitues.

Dhurata Çupi shprehet se administrimi i rregullt dhe korrekt i provimit për pranimin në Shkollën e Magjistraturës të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë është garanci për pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në të ardhmen.

Ndër të tjera, deputetja demokrate thekson se Kuvendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj shqetësimit publik të këtyre ditëve, që sipas saj ngre dyshime serioze mbi procesin dhe rrezikon besueshmërinë e sistemit të drejtësisë për të paktën 30 vitet e ardhshme.

“Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve do të këmbëngulin në kërkesën për transparencë mbi hijet e manipulimit të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës. Mazhoranca nuk duhet të pengojë as transparencën dhe as llogaridhënien e institucioneve publike, duke garantuar padyshim parimin e ndarjes dhe balancës mes pushteteve.
Zyrtarisht do të ripërsërisim kërkesën për raportim në Komisionin e Ligjeve të Drejtorit dhe Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës”, shprehet ajo.

dhurata cupi skandali magjistratura komisioni i ligjeve

Lini një Përgjigje