TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 14:38

Rikthimi i koalicioneve parazgjedhore, PS bën gati propozimet e reja për Kodin Zgjedhor

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i koalicioneve parazgjedhore, PS bën gati propozimet e reja

Çështja e koalicioneve politike para zgjedhjeve është një nga pikat kryesore ku mazhoranca dhe opozita ndahen për sa i takon çështjes së Reformës Zgjedhore.

Opozita kërkon rikthimin e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 ku parashikohen koalicionet parazgjedhore.

Ndërsa PS duket se po përgatit një dokument të ri që do të përshtasë edhe kërkesat që janë shfaqur si nevoja vitet e fundit.

Në projektin e propozimeve të socialistëve, të publikuar pak kohë më parë, flitej për çështje delikate që lidhen me sigurinë e procesit të votimit, identifikimit dhe numërimit të votave, duke përfshirë edhe adresimin e mënyrës sesi mund të votojnë emigrantët.

Grupi i dialogut politik ka miratuar një kalendar pune, por palët ende nuk kanë qartësuar se kur do të dëgjojnë ekspertët për propozimet që synojnë të sigurojnë një ligj të pranuar elektoral.

reforma zgjedhore pd ps

Lini një Përgjigje