TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 11:46

Skandali i burrit kambanë alarmi, Delina Ibrahimaj duhet të japë dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i burrit kambanë alarmi, Delina Ibrahimaj duhet të japë
Ibrahimaj dhe burri i saj

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri në një deklaratë për mediat tha se rasti i bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj është një kambanë alarmi për njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur nga sulmet dhe dhuna e njerëzve të pushtetit. Ajo kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Ibrahimaj.

“Rasti i bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, i cili u mbajt i fshehur nga autoritetet përgjegjëse dhe u bë publik vetëm kur media e pasqyroi, nuk është vetëm për të kuptuar se si funksionon pushteti në Shqipëri, por është edhe një kambanë alarmi për njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur nga sulmet dhe dhuna e njerëzve të pushtetit.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga bërja publike e ngjarjes, përveç një reagimi të vakët dhe aspak bindës nga ministrja Ibrahimaj, nuk kemi asnjë reagim zyrtar të qeverisë shqiptare apo të vetë Edi Ramës si shefi i drejtpërdrejtë i ministres në fjalë.

Ngjarja nuk është vetëm e shëmtuar si akt përmbajtësor, ku burri i ministres bëhet protagonist i zgjidhjes së “halleve” shtetërore të bashkëshortes së tij, por ajo është një ogur i keq për zgjidhjen e konflikteve apo të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrës në të ardhmen.

Partia Demokratike e Shqipërisë kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Ibrahimaj si akti i parë i të treguarit të vullnetit dhe i fillimit të hetimeve të paanshme dhe të patrysnuara nga prokuroria.

Partia Demokratike e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të denoncojnë të gjitha aktet e dhunës dhe të presionit shtetëror të kësaj qeverie si e vetmja rrugë dhe mënyrë për të dalë nga presioni dhe zgjedha e saj. Ne jemi të vendosur për të qenë zëri i njerëzve të pa zë dhe mbrojtës të interesit të tyre” tha ajo.

Një zyrtar i lartë i shtetit është kërcënuar, përndjekur dhe plagosur me thikë pse nuk pranonte të jepte dorëheqjen nga posti i drejtorit të një drejtorie.

Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj (ish-ministre e Financave), ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK). Mësohet se Ibrahimaj e shantazhonte drejtorin e ATK-së, Eri Koshaj prej një kohe të gjatë, madje e kërcënonte për të dhënë dorëheqje si dhe e përndiqte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri” ku mësohet se Ibrahimaji i kishte zënë pritë Koshajt. Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 nëntor 2023, në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore. Sigurisht, autori i goditjeve me thikë është burri i një ministre.

oriola pampuri

Lini një Përgjigje