
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjes e Komisionit Drejtues ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë për fyti. Meta ironizoi duke thënë se Rama do ikë nga qeveria si “nuse”.
Ai u ndal edhe në hartën gjyqësore, duke thënë se ‘Rilindja’ e ka futur sistemin e drejtësisë qëllimisht në kolaps.
“Vjedhin edhe lekët e BE, bëjnë edhe këtë turp. Ka edhe njerëz të ndershëm që nisin hetimet. I çoi lekët e IPARD te inceneratori, ndërkohë ata në fier i derdhin domatet në rrugë. Kjo ndodh se s’ka drejtësi, drejtësinë e ka kapur për fyti edhi Rama. Do iki se s’bën, si nuse do iki. Ku është Ramaforma e premtuar.
Me hartën e re gjyqësore që bënë këta, që thanë do përmirësohet aksesi në drejtësi, i lanë qytete pa gjykata. Edhe Shkodrën po e kthejnë në një krefshat, i hiqet Shkodrës drejtoria arsimore. Po ua nxin jetën qytetarëve, duke ua bërë zero aksesin për të kërkuar dhe marrë drejtësi, duke nxitur qëllimisht shpopullimin. U 4-fishua koha për të shqyrtuar një dosje.
Janë 115 mijë doje që nuk janë prekur me dorë, dhjetëra mijëra shqiptarë s’do marrin drejtësi sa të jenë gjallë me rilindjen. Zbrazen gjykatat dhe prokuroritë duke u zhytur në kolaps sistemi i drejtësisë qëllimisht”, tha Rama.
Lini një Përgjigje