TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 21:58

“Të pyetesh 7 orë në SPAK harron se ç’ke bërë 10 vite në bashki”, Sefa: Fakti që Veliaj ka qëndruar kaq gjatë nuk është pak!

Shkruar nga Pamfleti

 

“Të pyetesh 7 orë në SPAK harron se ç’ke

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Indrit Sefa ka folur rreth paraqitjes së Erion Veliajt në SPAK. Bazuar në eksperiencën e tij, Sefa tha se është një ndjesi e tmerrshme dhe pështjelluese.

Ai tha se të pyetesh 7 orë në SPAK harron se çfarë ke bërë 10 vite në bashki.

Pjesë nga intervista në “News24”: 

Eni Vasili: Sefa ke shoqërua ndonjë luan atje që ka dalë si mace?

Indrit Sefa: Patjetër, unë po ju them një eksperiencë personale. Na dërgoi SPAK kërkesë PD për të bërë deklarime në lidhje me kallëzimin që ka bërë PD për check up. PD me caktoi mua si person që isha i autorizuar për të dhënë përgjigje. Ndjeva një ndjesi të jashtëzakonshme, e tmerrshme. Vetë situata të krijonte një pështjellime  të jashtëzakonshme, Një ambient i mbyllur i vogël. Ndjenjë ankthi, duhet të jeni vetë që ta provoni. Është rëndësia dhe pesha specifike ligjore që të krijon këtë ndjesi, jo njerëzit aty janë juriste profesionistë. Fakti që zotëria ka ndenjur 7 orë nuk është pak. Të merresh 7 orë në pyetje harron çfarë ke bërë 10 vjet në bashki.

spak erion veliaj

Lini një Përgjigje