
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për protestën e radhës që do të mbahet para Bashkisë së Tiranës ditën e martë në orën 11:00
Berisha theksoi se kjo javë do të shërbejë për t’u përgatitur për sulmin total, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë forcë në botë që mposht Rithemelimin.
“Kjo javë na shërben për t’u përgatitur për sulmin total. Sulmin e pandërprerë deri në fitore. Nuk ka forcë në botë që na mposht ne. Ne jemi fitorja. Ne jemi guximi. Ne jemi triumfi. Ne jemi shpresa”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, kjo javë na shërben për projektin e të martës.
Projektin e fitores!
Kjo javë na shërben për t’u përgatitur për sulmin total. Sulmin e pandërprerë gjer në fitore.
Nuk ka forcë në botë që na mposht ne.
Ne jemi fitorja.
Ne jemi guximi.
Ne jemi triumfi.
Ne jemi shpresa.
Rrofshi ju.
Rroftë Shqipëria!
Ky flamur nuk mposhtet kurrë!
Ky flamur nuk mposhtet kurrë!
Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë opozita shqiptare.
Sali Berisha gjithashtu i ka bërë thirrje policisë që të mos përdoret nga banda e hajdutëve dhe mos bëhet mish për top për bandën në pushtet.
Lini një Përgjigje