TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 20:32

Veliaj në SPAK, Sula: Termi “të paprekshmit” nuk mund të ekzistojë më

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj në SPAK, Sula: Termi “të paprekshmit” nuk mund

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka folur sa i përket paraqitjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në SPAK.
Ai theksoi se termi “të paprekshmit”, nuk duhet të ekzistojë. Sula u shpreh se drejtësia e re ka hedhur sot një tjetër hap shumë të rëndësishëm.

Ai shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë e Posaçme, e cila sipas tij nuk duhet të trembet nga presionet dhe mesazhet e koduara.

“Drejtësia e re ka hedhur sot një tjetër hap shumë të rëndësishëm për të hequr nga fjalori i përditshëm “të paprekshëm”. Marrja në pyetje për shumë orë të Kryetarit të Bashkisë për aferën më të madhe jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë, atë të inceneratorëve ka fortifikuar besimin në drejtësinë e re.

Në një kohë kur presioni politik ndaj tyre është shumë lartë, nuk mund të qëndrojmë indiferent e pa i dalë në krah Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme për të sjellë në binarët e ligjshmërisë shtetin. Presionet, mesazhet e koduara nga të gjitha frontet nuk duhet të tutin gardianët e ligjit për të ti treguar vendit kujtdo që shkel ligjin dhe shpërdoron taksat e qytetarëve”, tha Sula.

Ndër të tjera Sula tha se ku ka tym ka dhe flakë, duke theksuar se Veliaj nuk mund të dalë me duar të pastra nga afera e inceneratorëve.

“Ku ka tym ka edhe flakë”, thotë një shprehje popullore. Ndaj edhe kryebashkiaku i kryeqytetit nuk mund të dal me duar të pastra nga afera e plehrave. Nëse është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë atëherë le të tregojë kush e detyroi!”, u shpreh ai.

dashnor sula spak erjon veliaj

Lini një Përgjigje