TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 18:39

Ja si SPAK do të prishë skemën Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pasurinë me ndarjen false, Myslim Murrizi zbardh pazaret e pista brenda PL

Shkruar nga Pamfleti

Ja si SPAK do të prishë skemën Meta-Kryemadhi për të

Ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka folur për zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Murrizi ka treguar se ndarja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, po ashtu dhe përjashtimi i kësaj të fundit nga Partia e Lirisë është një show politik. Sipas ish-deputetit demokrat, largimi i Monikës nga PL, mbase ka qenë një taktikë për t’ju thënë militantëve të PL që do të bëjmë ndryshime të mëdha, por përsëri thotë Murrizi pamë të njëjtët figura politike si Agim Nesho, Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti. Nga ana tjetër, ai thotë se edhe ndarja false sipas tij, nuk do të shpëtojë pasurinë e tyre. Murrizi shprehet se ata kanë avokatë mediokër që i mësojnë në këtë mënyrë që bëjnë show sikur ka plasur sherri në shtëpi për të shpëtuar pasurinë e hetimit, sepse hetohen edhe fëmijët kur kanë mbushur 18-vjeç dhe rrethi i parë familjar. Ish-deputet përmend në këtë situatë hetimin pasuror të Arben Ahmetajt.

-Z. Myslim Murrizi, Ilir Meta prej dy vitesh është në hetim pavarësisht se nuk ka një hetim konkret me emër ndaj tij, ka kallëzim ndaj z.Meta dhe SPAK nuk a bërë asnjë lloj reagimi gjatë kësaj kohe, avokat si e keni lexuar si një strategji të SPAK-ut për të mbledhur sa më shumë fakte dhe prova apo vërtetë nuk ka diçka ta fajësoj dhe bëj përgjegjës zotin Meta?

Unë nuk e di që Ilir Meta është në hetim, por kodi i procedurës penale lejon që pa afat të hetohet një çështje, më pas kur bindet që ka vepër penale ndaj personit konkret, regjistrohet procedim penal në emër të personit ndaj kujtdo qytetari, qoftë dhe president. Nuk ka të bëj me strategji, por SPAK po respekton kodin e procedurës penale. Shkojnë shumë denoncime, por SPAK vlerëson pasi bën hetim paraprak bën vlerësim nëse ka element të veprës penale apo jo ose kur thellohet në kërkesën e informacioneve, atëherë kur SPAK të bindet ose faktet thonë se ka një abuzim për një vepër penale konkrete, bën regjistrimin e marrjes të pandehur, e vënë në dijeni personin përkatës, në këtë rast Metën. SPAK e ka detyrim ligjor dhe kushtetues për të kryer hetime, pavarësisht se rezulton me vepër penale apo jo.

-Si e lexoni veprimin e Metës, i cili thotë se duke luftuar nepotizmin, heq bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin nga Partia e Lirisë?

Shpërthimet e Ilir Metës nuk janë fillestare pasi nuk është hera e parë që shpërthen. Po të kujtojmë shpërthimin e Metës kur ishte kryeministër hoqi kioskat te Parku Rinia, shpërthimi në Tropojë kur u vra Syl Lusha, po në atë natë në darkë u arrestua Sali Berisha, shpërthim ndaj Ramës apo Nanos kur krijoi LSI-në, shpërthim ndaj Ramës pas publikimit të kasetës së videos Meta-Prifti në 2011-ën, shpërthim ndaj Berishës në 2013 kur u tha se Berisha do të ikë nga pushteti me çdo çmim dhe me çdo kusht, konventa e famshme me Padiçin në Shkodër që bëri koalicionin e aleancës së qelbësirave siç iu thoshte Berisha në prill 2013-ën, në fushatë në 2017-ën, në fushatë 2021, afrimi si tabelë qitje ndaj Juri Kim-in te Mali me Gropa që thoshte se do t’ju pres duart kush do të vjedh votat. Këto janë deklarata të forta publike politike, por për mua nuk përbëjnë lajm pasi është një gjellë me krimba e hershme e hedhur në treg që mund ta hanë servilët. Sa kohë që kërkon të luftë politike me atë që ndan krevatin e shoh si teatër politik pasi ato para se me qenë në politikë kanë qenë bashkëshort, janë prindër të tre fëmijëve të tyre. Këtij modeli i ka dalë boja. Ne e pamë që zonja Kryemadhi nuk e ka tradhtuar por e votoi Metën për t’u bërë president i PL-së në Konventë. Çifti ka lidhur familjen pasi është njohur në politikë, nuk është se nga të qenurit së bashku familjar kanë kopjuar njëri-tjetrin. Kanë qenë në politikë para se të bëhen prindër të fëmijëve të tyre apo bashkëshort me njëri-tjetrin. Largimi i Monikës nga PL, mbase ka qenë një taktikë për t’ju thënë militantëve të PL që do të bëjmë ndryshime të mëdha, por përsëri pamë të njëjtët figura politike si Agim Nesho, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti. Të gjithë njerëz që vijnë nga veglatura e lartë e deri të bij sekretarësh të parë, njerëz që kanë punuar në komunitetin qendror enverist. Meta është në linjën e tij dhe është në betejë me Ramën se kush do të marrë më shumë vota nga nostalgjikët enverist në 2025-ën. Modeli i ndarjes sa për hipokrizi për bashkim e ndarje nuk ka lidhje. Nëse je njeri në hetim për pasurinë, këto dhe nëse ndahen si çift, do të hetohet pasuria si në rastin e zv. Kryeministrit Ahmetaj që po hetohet ish-bashkëshortja dhe bashkëtuesja në aspektin pasuror. Ndoshta kanë avokatë mediokër që i mësojnë në këtë mënyrë që bëjnë shoë sikur ka plasë sherri në shtëpi për të shpëtuar pasurinë e hetimit, sepse hetohen edhe fëmijët kur kanë mbushur 18-vjeç dhe rrethi i parë familjar.

-Përse i intereson Metës largimi i Kryemadhit?

Ai nuk e ka larguar Meta nga PL, ajo ishte delegate dhe e votoi në Konventë. Ato nuk mund të jenë të dy bashkë drejtues, për mua lejimi i dy bashkëkryetarëve në parti është maja e kryetarllëkut në LSI me stafetë, ikën Monika e vjen Iliri dhe anasjelltas dhe as nuk duhet serioze.

-Si e shihni marrëdhënien mes Berishës dhe zotit Meta?

Meta ka shumë nevojë për Berishën por edhe ato që mbështesin Berishën pasi palca e PD janë anti-komunistët, pronarët, të përndjekurit politikë, pjesa gri, jo bijë bllokmenësh, jo bijë sekretarësh të parë. Nuk kanë asnjë lloj nevoje që të kenë koalicion të sforcuar me një parti të ekstremit të majtë. Në 120 ditë, hera e parë që shkon Meta në solidaritet poshtë ballkonit të Berishës./Sot

Lini një Përgjigje