TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 17:53

Protesta e Rithemelimit/ Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak online: Janë stane me lepuj, “çapaçula” me molotov

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e Rithemelimit/ Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit

Kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët.

Veliaj qëndroi për më shumë se 7 orë në ambientet e SPAK për t’u pyetur për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj iu referua protestuesve të opozitës që aktualisht ndodhen para bashkisë, Veliaj i cilësoi si “çapaçulë” me molotov që janë imitim i dobët i ultrasve të futbollit dhe që sipas tij, nuk kanë vend në Tiranë.

Sot në vend të më prisnin prokurorët me pritën këta që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro. Pata një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar punën e bashkisë me dy kolegët, Pashë një organizatë të mençur, të stabilizuar. Këta çapaçulët me molotov që janë imitim i dobët i ultrasve të futbollit nuk kanë vend në Tiranë. Guri, zjarri, litari mungesa e respektit dhe dhembshurisë nuk kanë vend në Tiranë. Ftesa ime për këta është të shkojnë nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Humbjet e tyre nuk do ndalen. Ai që humbi me 60 mijë vota, më keq se Lul Basha, ka qenë drejtor këtu dhe nuk është shquar për ndonjë gjë bashkia atëherë”, deklaroi Veliaj.

Më tej Veliaj nuk ka kursyer ironinë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lepujt s'na heqin dot... Nuk dorëzohem. Do të punoj akoma më shumë. E shijova në mënyrë profesionale shkuarjen në SPAK. Nëse janë burra të zbresin nga ballkoni i Berishës, të zbresin nga paralelja e Metës e të shkojnë në SPAK. Secili prej maskarenjve atje përballë ka interesin e vet", u shpreh Veliaj.

erion veliaj keshilli bashkiak

Lini një Përgjigje