
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, kanë replikuar tek Komisioni i Sigurisë ku kanë hedhur kunja e ironi ndaj njëri-tjetrit.
Taulant Balla u shpreh se fokusi i Komisionit duhet të qëndronte tek rendi i ditës për projektligjin për sistemin e adresave, duke theksuar se deputetët e opozitës që duan të bëjnë pyetje ta thërrasin në interpelancë.
Teksa tha se gjatë seancës së ditës së enjte është thirrur në interpelancë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, Balla iu drejtuar Nokës duke ironizuar: “Hajde në seancë, mos u bëni xheloz për kolegun Salianji, hajdeni ditën e enjte në seancë dhe dëgjoni përgjigjet e pyetjeve”.
Ndërsa Noka iu përgjigj se është koordinuar me kolegun e tij demokrat dhe se lufta e tyre e brendshme tashmë ka marrë fund.
“Me kolegun jemi koordinuar, rrini i qetë. Ngaqë keni luftën e brendshme tuajën, ne i kemi dhënë fund luftës së brendshme”, tha deputeti Flamur Noka.
Lini një Përgjigje