TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 14:25

Skandali me bashkëshortin e Ibrahimajt, Noka: Askush nuk mbajti pëgjegjësi, shtet kriminal fund e krye

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me bashkëshortin e Ibrahimajt, Noka: Askush nuk mbajti

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur lidhur me plagosjen e drejtorit ATK-së nga bashkëshorti i ministres, Delina Ibrahimaj gjashtë muaj më parë, pasi ish-vartësi i ministres nuk pranoi të dorëhiqej.

Gjatë fjalës së tij fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë, teksa e cilëson ngjarjen si krim shtetëror, Noka tha se askush nuk mbajti përgjegjësi, edhe pse u mbaj e fshehur për gjashtë muaj.

"Burri i ministres që plagos me thike një drejtor që nuk pranon urdhrin e tij për të dorëhequr, sepse i thotë “o lësho vendit, o do të vras”, tregon qasjen që banda e pushtetit ka me ligjin.

Motoja juaj është: shteti trajtohet si plaçkë dhe pushteti është jo për të vendosur të drejtën, por për të mbyllur skandalet e organizatës kriminale që quhet qeveri.

Gjashtë fshehje e këtij krimi shtetëror është një tjetër skandal i padëgjuar. Për këtë, jo vetëm që nuk u dha dorëheqje dhe nuk u mor asnjë masë, por kur zonja ministre e pa që iu zbulua skandali, nuk gjykoj tha ata që u zbuluan, pra përgjegjësia asgjëkundi. Kjo tregon se këtu shqiptarët kanë një shtet kriminal fund e krye", u shpreh Noka.

Lini një Përgjigje