TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 13:58

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Salianji: Bandat kriminale ‘luftojnë’ se kush do emërojë shefat e komisariateve

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Salianji: Bandat

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur lidhur me shpërthimit me tritol në shtëpinë e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Salianji tha se kjo ngjarje tregoi dështimin e Policisë së Shtetit, teksa shtoi se krimi guxoi të godasë gjyqtarët.

Salianji tha gjithashtu se kjo ndodh në një qytet ku bandat kriminale ‘luftojnë’ se kush do emërojë shefat e komisariateve.

“Diskutojmë që shqetësimi kryesor i qytetarëve janë adresat, ndërkohë që edhe njëherë duke nisur nga dakordësia që ka me ministrin për tu dënuar shpërthimi me tritol ndaj një magjistrati në Shkodër. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, duhet të themi që policia edhe në këtë rast ka dështuar. Guximi që ka krimi për të goditur gjyqtarët është përtej çdo ngjarje tjetër që ka ndodhur në këtë vend. Ndodh në një vend që e kemi parë me përgjime nga SPAK, se si bandat konkurrojnë më njëra-tjetrën për të emëruar shefat e policisë. Ka ndodhur në Shkodër, njëra bandë kapte shefin e komisariatit, njëra shefin e krimit. Të dyja bandat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të bërë vota për PS. Kur arrin të preket një gjyqtar i republikës ca ndodh me të tjerët”, tha Salianji.

Lini një Përgjigje