TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 13:37

“Bashkimi me Rithemelimin, asnjë rezultat”, analisti: Deputetët të mbrojnë interesat e vërteta të PD

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkimi me Rithemelimin, asnjë rezultat”, analisti:

Politologu Alban Daci ka komentuar situatën politike në Partinë Demokratike dhe votën e diasporës.

Lidhur me situatën në PD, ai tha se bashkimi me ‘Rithemelimin’ nuk jep asnjë rezultat, ndërsa ka shtuar se deputetët duhet të mbrojnë interesat e vërteta të PD-së.

Ky është një diskurs i lojërave të fjalëve. Në mënyrë të veçantë deputetët kanë bërë zgjedhjet e tyre politike. Mendoj se këtë gjë e kanë bërë në konceptin e më të fortit dhe për të siguruar një vend në Parlamentin e Shqipërisë. Mendoj që çdo deputetë i dalë nga listat e Bashës, duhet të reflektojnë qëllim që të bëhet rotacioni i pushtetit. Në aspektin juridik është bërë çdo gjë për të dëmtuar PD-në”, tha Daci.

Teksa ka komentuar takimin e Lulzim Bashës me emigrantët shqiptarë në Itali, Daci u shpreh se: "Në tre vitet e fundit i vetmi politikan që ka qenë koherent është Basha. A ka vend për kritika? Sigurisht. Çdo lider kritikohet. Për sa i përket takimit me emigrantët, Basha është më pak përgjegjës që emigrantët që nuk kanë të drejtë vote”.

Lini një Përgjigje