TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 12:41

Konfirmohet “Pamfleti”: Mbahen sekret emrat e 83 zyrtarëve hajdutë që u amnistuan

Shkruar nga Pamfleti
Konfirmohet “Pamfleti”: Mbahen sekret emrat e 83 zyrtarëve
Fran Frrokaj, kryetari hajdut i bashkisë Lezhë, lë qelinë pas amnistisë /

Fshehja e emrave është pjesë e pazarit të Edi Ramës e Sali Berisha; pasi zyrtarët, biznesmenë e trafikantë të dënuar, janë të lidhur me ta në biznese, kulla, trafiqe e pastrim parash, prandaj u përfshinë në ligjin e amnistisë penale...

Në ligjin për amnistinë penale, u përfshi dhe pazari Rama- Berisha, që zyrtarët, biznesmenët dhe trafikantët e dënuar për korrupsion nga gjykatat e rretheve dhe Gjykatës e Posaçme, të liroheshin nga burgu dhe t’u uleshin vitet e burgut.

Ky pazar u votua në parlament nga PS e Foltorja, ndërsa më 24 prill 2024 u zbatua amnistia, duke nxjerrë nga burgu e duke u pakësuar vitet e dënimit 83 zyrtarëve të shtetit, të dënuar për korrupsion në bashkëpunim e për vepra të veçanta.

Një javë para zbatimit të amnistisë penale, konkretisht më 18 prill 2024, “Pamfleti” paralajmëroi, se sipas pazarit Rama- Berisha, do liroheshin zyrtarë të dënuar nga SPAK e Gjykata e Speciale, por drejtues të PS dhe Foltores e mohuan edhe pasi ata dolën nga burgu.

Po kështu, paralajmëruam, se pas lirimit e uljes së viteve të burgut të tyre, Prokuroria, Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë, nuk do t’i bënin publike emrat e zyrtarëve që përfituan nga amnistia, me qëllim të mos dihen cilët janë.

Emrat e tyre nuk u bënë publik, me justifikimin se është respektuar konfidencialiteti personal i të dënuarve, kur sipas ligjit për amnistinë, është detyrim të publikohen këto të dhëna: emrat, detyrat zyrtare që kanë pasur, veprat penale për të cilat janë dënuar dhe sa vite janë dënuar.

I vetmi i dënuar që u bë publik nga mediat, ishte ish- krye bashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, ngaqë nuk mundi t’i shmangej mediave të porta e burgut, por dhe ky i dënuar nga Gjykata e Lezhës, ndërsa 83 të dënuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk janë bërë publik.

Edhe fshehja e emrave të tyre, është pjesë e pazarit të Edi Ramës e Sali Berisha, mbasi zyrtarët, biznesmenë e trafikantë të dënuar, janë të lidhur me ta në biznese, kulla, trafiqe e pastrim parash, prandaj u përfshinë në ligjin e amnistisë penale./Pamfleti

pamfleti mbahen sekret të amnistuarit zyrtarë

Lini një Përgjigje