
Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka u përfshi në një debat me socialistin Petro Koçi gjatë mbledhjes së sotme.
Koçi iu drejtua duke i thënë: "Hajde futemi diku tjetër marrim disa kamera, pa rend dite", ndërsa Açka iu përgjigj se nuk bëri ethe politike dhe e cilësoi si të turpshme fjalën e tij.
Debati mes tyre:
Koçi: Ne jemi në një mbledhje që ka rend dite dhe nëse duam të bëjmë debat për çdo lloj lloj çështjesh si të na vijë ne për mbarë, hajde futemi diku tjetër marrim disa kamera pa rend dite si të na vijë, nuk mendoj, me gjithë respektin që kam personalisht.
Açka: Unë shpjegova ku janë arkivat meqenëse jemi në hartimin e fjalorit të Historisë. T’i shkojmë historisë së vërtetë pa ethe politike. Mbase zotëritë nuk e di ku janë arkivat, unë e di nga gjenerali që ka bërë raportin, mbase është i panjohur për historianët, unë nuk thashë gjë, mbase ky raport është i panjohur për historianët, thashë pse të mos rikonstruktohet monumenti që ishte, pse të mos respektohen të vrarët, nuk bëra ethe politike, Flutura Açka nuk ka nevojë fare të marrë nga masakra Hormovës vota politike, është e turpshme të ma thuash mua këtë gjë.
Lini një Përgjigje