
Është skandal i rëndë, që kryeministri Edi Rama, bëri një marrëveshje që shpërfill ligjin Anti-mafia, ligjin për Sigurinë Kombëtare, Marrëveshjen me FBI, EUROPOL e NATO të shtatorit 2021 në zbatim të Urdhrit të Presidentit Joe Biden, si dhe 3 ligje kundër pastrimit të parave, që detyrojnë kontrollin e qarkullimit monetar ndërshtetëror...
Kur Edi Rama u pyet nga gazetarët italianë e shqiptarë, për marrëveshjen e refugjatëve, tha: - “Marrëveshja është hartuar nga një ekip me ekspertët me të mirë ndërkombëtarë për çështjet e emigracionit, ndërsa “RAI 3”, zbuloi se “eksperti ndërkombëtar” paska qenë Engjëll Agaçi.
Por skandali më i rëndë, në pazarin privat Rama- Meloni, të quajtur marrëveshje ndër-qeveritare Shqipëri-Itali, është përcaktimi i rrugës mafioze, se si do futen në Shqipëri, miliardat që qeveria italiane, thotë se do përdorë për dy qendrat e refugjatëve në Shëngjin e Gjadër.
Në nenin 5, pika 5 të Ligjit Nr. 20/2024, datë 22.2.2024, me objekt Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë, thuhet:
- “Për nevojat e ndërtimit dhe menaxhimit të qendrave të refugjatëve, pala italiane përjashtohet nga kufizimet dhe kontrollet e monedhës dhe mund të transferojnë lirisht monedha pa kufizim e pa kontroll, pavarësisht përcaktimeve penguese ligjore që ka Shqipëria”.

Sipas këtij përcaktimi ekipi që do caktojë Giorgia Meloni, ka të drejtë të hedhë jashtë rrugëve bankare në Shqipëri, sa milionë Euro të dojë e kur të dojë, pa u kontrolluar nga shërbimi policor e doganor kufitar dhe nga agjencitë e hetimit financiar, SHISH, policia e prokuroria.
Kjo rrugë e hapur transferimi mafioz, të parave CASH e pa kontroll, që do futen nga Italia në Shqipëri, nën maskën e ngritjes së qendrave të refugjatëve, është krijuar privatisht e qëllimisht nga kryeministri Edi Rama, duke e bërë ligj me deputetët kukulla të PS.
Vetëm Rama dhe Meloni e dinë sa para do futen në Shqipëri; ndërsa publikisht dihet ky fakt: kur u firmos marrëveshja, u tha se kostoja për refugjatët do ishte 150 milionë Euro; pas 1 muaji u shtua 300 milionë Euro, në fund të muajit mars shkoi 500 milionë Euro, ndërsa televizioni shtetëror “RAI-3”, tha se do jetë 1 miliardë Euro.
Duke besuar së nuk do shtohet me shumë, po pyesim: - Përse 1 miliardë Euro, që thuhet se janë fonde shtetërore të Italisë, do futen në Shqipëri pa kontroll?
Përse, gjersa janë fonde të Shtetit Italian, nuk do futen në Shqipëri në rrugë legale nëpërmjet Bankës së Shtetit Shqiptar, ose duke i transferuar në një nga bankat e private në Shqipëri?
Krijimi i këtij kanali të zi, për kalimin e miliardave italiane pa kontroll nga shteti shqiptar, krijon dyshime të plota, se nën maskën e financimit të qendrave të refugjatëve; në Shqipëri do futen miliardat e mafies, sepse këtë terren e kanë krijuar kryeministrat Edi Rama e Giorgia Meloni.
Është skandal i rëndë, që kryeministri Edi Rama, bëri marrëveshje që shpërfill ligjin Anti-mafia, ligjin për Sigurinë Kombëtare, Marrëveshjen me FBI, EUROPOL e NATO të shtatorit 2021 në zbatim të Urdhrit të Presidentit Joe Biden, si dhe 3 ligje kundër pastrimit të parave, që detyrojnë kontrollin e qarkullimit monetar ndërshtetëror.
Është rasti i vetëm në botë, që kryeministrja e një vendi të BE si Italia, i kërkon publikisht me marrëveshje, transferim të miliardave pa kontroll, kryeministrit të një vendi si Shqipëria, që ka nisur negociatat për anëtarësim në BE.
Skandali u thellua, kur kjo marrëveshje anti- kushtetuese u la në fuqi nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, si notere e Edi Ramës; shumica e anëtarëve të së cilës, janë ish-zyrtarë, familjarë e ‘zara’ të kupolës politike 32-vjeçare në Shqipëri dhe “llum” i drejtësisë së vjetër./Pamfleti
Lini një Përgjigje