
Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.
Gjykata vendosi të mos legjitimojë Këshillin Kombëtar të thirrur nga Bardhi në korrik 2023.
Gjyqtari Gentjan Marku vendosi kështu mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Bardhi, kërkesë që u bë nga 6 deputetë të PD.
“Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e 6 deputetëve për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së. Gjyqtari Gentjan Marku vendosi mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Gazmend Bardhi”, sipas njoftimit të PD zyrtare.
Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike më 27 Korrik të vitit të kaluar autorizoi 6 deputetë që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS-it për dorëheqjen e tij.
Lini një Përgjigje