TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 14:21

Sherr në Komisionin e Sigurisë, Salianji-Naços: Mos u sill si kryetar koperative, mund t’iu ngulet gozhda edhe juve kur mos i duheni më

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në Komisionin e Sigurisë, Salianji-Naços: Mos u sill si

Komisioni i Sigurisë është shoqëruar me debate ndërkohë që në seancë dëgjimore ishte Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për rastin e bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, duke thënë se ajo duhet të dorëhiqet, ose kryeministri duhet ta shkarkojë atë.

Mes tij dhe kryetarit të komisionit Nasip Naço pati tensione.

Salianji: Po flasim edhe për një ngjarje tjetër, por do ta ngre sërish. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë. Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet apo jo. Është në përgjegjësinë e Kryeministrit që ta shkarkojë ose jo, por padiskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet policia e shtetit që në këtë Republikë goditet me thikë apo gozhdë, por i ngulet gozhda jo vetëm një drejtori të përgjithshëm por edhe ligjit e shtetit, duke bërë të pabarabartë fuqinë e ligjit dhe duke e zhveshur përballë njerëzve me pushtet.

Është e paimagjinueshme që për ti kërkuar për ti dhënë dorëheqje, të goditet me gozhdë apo me thikë dhe të mos kemi arrestim, as komunikatë për ngjarjen duke u mbajtur e fshehur për muaj me radhë, Është përgjegjësi e policisë dhe për ti dhënë kurajo qytetarëve që të denoncojnë institucionet e sigurisë në këtë vend, mos bëni sikur nuk po them ndonjë gjë që edhe ju nuk jeni të shqetësuar, por mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush. Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni. Të vendosim një standard, ministri ka premtuar se do të ketë vetëpastrim në policinë e shtetit.

Naço: Flasim sipas rendit  të ditës.

Mos u sill si kryetar kooperative.

Naço: Si brigadier do të rri.

Salianji: Pse shqetësoheni nga fjala, por jo nga thika dhe gozhda?!

komisioni i sigurisë ervin salianji delina ibrahimaj

Lini një Përgjigje