TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 17:06

Veliaj flet para SPAK: Pati një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj flet para SPAK: Pati një ezaurim total të çështjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas më shumë se shtatë orësh ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai tha para gazetarëve se ka ezauruar të gjitha çështjet sa i takon hetimeve mbi inceneratorin e Tiranës.

Ma ka rritur bindjen se po bëhet një hetim për së mbari në Shqipëri. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar takim. Pati një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Sigurisht të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje etike dhe sekreti hetimor të mos i ndaj gazetarët. Do jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë sime. Unë ndihem më i lehtësuar që pata mundësi të sqaroj fjalën time”, u shpreh Veliaj.

Lini një Përgjigje