
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar analistët dhe gazetarët që e sulmojnë nga studiot televizive.
Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve por të favoreve personale që nuk u bëhen nga bashkia e Tiranës. Ai goditi Baton Haxhiun, duke thënë se atë nuk e duan në Kosovë, e jo më në Shqipëri.
“Kur them se duhet të jemi krenar, duhet të jemi krenar edhe sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk I bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vetë, nuk qan hallin as për pastrimin as për shkollat. Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në tv sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara”, tha Veliaj.
Lini një Përgjigje