TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 20:21

Meta drejt SPAK? Basha: Nuk bëj parashikime, mbështesim drejtësinë!

Shkruar nga Pamfleti

Meta drejt SPAK? Basha: Nuk bëj parashikime, mbështesim

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sa i përket çështjes se Metës me SPAK, se nuk parapëlqen të bëjë parashikime. Në një intervistë për “ReportTV”, Basha tha se fjalori i çakorduar i Metës tregon gjendje të rënduar të tij.

Basha theksoi se PD është e vendosur të mbështesë SPAK-un.

Pyetje: A jeni pjesë e atij grupi që orët e Metës nga SPAK janë të limituara?

Basha: Nuk preferoj të bëj parashikime, drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

Pyetje: Si i shikoni reagimet e Metës ndaj SPAK?

Basha: Siç ju thashë aktivitetin tim të politik as Meta e as formacioni i tij politik nuk zë vend, prandaj dhe reagimet e tij nuk i kemi ndjekur me vëmendje. Fjalori i çakorduar tregon gjendje të rënduar të atyre që e përdorin. Kur përdor këto shprehje ndaj institucioneve të shtetit që vetë i ke votuar. S’kemi asnjë pendesë, jemi të vendosur t'i japim mbështetje totale SPAK. Kam keqardhje që sakrificat e demokratëve kanë ushqyer njerëz si Ilir Meta. Për këtë Berisha ua ka borxh një ndjesë demokratëve, duhet distancim total.

lulzim basha

Lini një Përgjigje