TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 19:11

Veliaj në SPAK, Alibeaj: Të gjithë bashkëpunëtorët e Ramës po përfundojnë para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj në SPAK, Alibeaj: Të gjithë bashkëpunëtorët

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas paraqitjes prej më shumë se 7 orësh të kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK, ku dha shpjegimet e tij në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Gjithashtu Alibeaj theksoi se ata që po shihen brenda dyerve të SPAK janë bashkëpunëtorët e Edi Ramës, si rasti në fjalë duke qenë se sot ishte radha e Veliajt.

Përditë shqiptarët po shohin njerëzit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës të kalojnë orë të tëra brenda dyerve të SPAK-ut. Sot ishte radha e kryebashkiakut të aferës korruptive të inceneratorëve dhe të 5D, Erjon Veliaj”, theksoi Alibeaj.

Alibeaj deklaroi se inkurajon SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë, jo vetëm në aferën e inceneratorëve.

Edhe pse u mundua të fshihej pas propagandës bajate, përfshirja e tij në aferën e inceneratorëve është tashmë një çështje që po hetohet. Inkurajojmë SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e inceneratorëve por dhe në të gjithë çështjet që janë në hetim. Drejtësia do të vendosë, herët a vonë”, thuhet në reagimin e Alibeajt”, u shpreh Alibeaj.

alibeaj veliaj spak

Lini një Përgjigje