TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2024, 21:35

“Dumani dhe Kraja kriminelët më të rrezikshëm”, Berisha akuza të rënda: Kanë mace e mi të punësuar në bashki!

Shkruar nga Pamfleti

“Dumani dhe Kraja kriminelët më të rrezikshëm”,

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani dhe Kraja i Sigurimit të shtetit, janë dy ndër kriminelët më të rrezikshëm të drejtësisë shqiptare.

Berisha tha se Kraja kishte të gjithë njerëzit e tij janë të punësuar në bashki, prandaj Veliaj thotë se sot ishte me kolegë.

"Miqtë e mi, Altin Dumani dhe Kraja i Sigurimit të Shtetit janë dy ndër kriminelët më të rrezikshëm të drejtësisë shqiptare.

Arben Kraja kishte nip e mbesë, mace e mi të punësuar në bashki dhe mbante dosjen e hetimit të Erion Veliajt, gjersa 3 javë më parë, kur do dërgohej në gjykatë, dha dorëheqjen se u kujtua se ishte në konflikt interesi.

Të dashur miq, prandaj thotë Erion Veliaj se sot unë isha te kolegët. Ishte inspektori i Spakut ky. Sot unë isha si bashkëpunëtor.

Tani do t’ia themi dy fjalë: o hajdut, ata që i pe ti te bashkia, e çojnë bashkinë në supe, siç çuan barrikadën dhe ty të varin në shtyllën e turpit të historisë. Ata nuk presin zgjidhje nga bashkëkolegët e tu hajdutë si ty, kriminelë si ty, Duman, Kraja dhe kompani. Jo mo jo. Shqipëria është e jona. Fatin e Shqipërisë e kemi ne.

Ju jeni llumi i saj, do merrni atë që meritoni. Të dashur miq, në historinë e kësaj beteje pa kthim, kjo ditë shënon një ditë fitoreje. Një ditë frymëzimi të pashterrshëm. Një ditë ngadhënjimi të shpirtit tonë të pamposhtur. Por shënon vetëm një prag nga i cili do hidhemi në beteja më të fuqishme, për fitore më të mëdha, për fitoren përfundimtare.

Dhe jo vetëm me kryehajdut Erion Veliajn, por edhe me kryehajdutët e tjerë, por edhe me kolegët e tij, hajdutë si ai. Shqipëria nuk u lihet në dorë hajdutëve. Nuk u lihet në dorë tradhtarëve. Fati na përket ne. Ne do marrim fatin tonë në dorë. Fatin e Shqipërisë. Të ardhmen tonë”, deklaroi Berisha.

sali berisha

Lini një Përgjigje