TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 07:37

Halit Valteri: Bardhi dhe Basha janë bashkë, do t’i marrin partinë Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Halit Valteri: Bardhi dhe Basha janë bashkë, do t’i marrin

Gjykata Civile e Tiranës rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare. Ish-deputeti Halit Valteri shpalosi një skenar të ri, ku tha se Basha dhe Bardhi janë bashkë dhe do t’i marrin partinë Berishës.

“Nëse Rithemelimi është Bardhi dhe Berisha atëherë e merr Basha dhe Bardhi. Berisha është në ballkon. Basha është PD zyrtare paçka se e ka nxjerrë babai nga shtëpia, por ka çuar çunin kopil te babai për ti mbushur mendjen që t’i marrë partinë. Këta të dy janë bashkë, bardhi nuk do e lërë Berishën që të krijojë sigël tjetër dhe do bashkohen te Basha”, tha Valteri.

Në përpjekje për ta delegjitimuar, analisti Arben Meçe tha se Bardhi dhe Berisha po e legjitimojnë Bashën.

“Me këtë gjyq Bashës i lind e drejta të bëjë dhe kërkesë për largimin e foltoren. Çdo kërkesë e tyre për të delegjitimuar Bashën, ra. Basha me këto vendime gjyqi i merr zyrat. Por ajo që i vë vulën përfundimtare është fryma e Gjykatës së Lartë që ia kaloi çështjen Apelit. Pika e përçarjes në PD është Berisha”, tha Meçe për Report TV.

lulzim basha halit valteri sali berisha gazment bardhi

Lini një Përgjigje