TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 17:52

Protesta para bashkisë, Alimehmeti: Të marrë fund hemorragjia e parave, fondet ikin dhe shërbime nuk ka

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para bashkisë, Alimehmeti: Të marrë fund hemorragjia e

Anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Ilir Alimehmeti ka reaguar për paraqitjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Alimehmeti nënvizoi se Shqipëria ka nevojë që të kthehet në shinat e normalitetit.

Alimehmeti deklaroi se Veliaj nuk ka shkuar me dëshirë në SPAK, por sipas tij ka qenë i detyruar.

“Erion Veliaj vazhdon me mashtrimet e tij. SPAK nuk të thërret për gjëra simbolike, por për gjëra serioze. Veliaj ka shkuar në SPAK sepse është detyruar, jo me dëshirë. Ne kërkuam mbledhje urgjente për dosjen 5D. Kemi kërkuar mbledhje urgjente edhe për inceneratorët. Është lajm i keq për qytetarët që kanë një bashki të korruptuar totalisht në Tiranë”, tha Alimehmeti për News24.

Alimehmeti theksoi se duhet që të marrë fund hemorragjia e parave, ndëra shton se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Paratë po ikin dhe shërbimet nuk po i marrim. Ne duhet të veprojmë në mënyrë efiçente. Duhet të bllokohet hemorragjia e parave. Protesta është thirrur edhe nga njerëzit. Ne kemi nevojë që shteti të rikthehet në institucionalitet”, theksoi Alimehmeti

ilir alimehmeti protesta veliaj spak

Lini një Përgjigje