
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në “Podkastin” të “Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube.
Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke filluar nga dokumentari i RAI 3 dhe akuzat për Engjëll Agaçin dhe Olsi Ramën, te pakti Rama-Meloni dhe akuzat e italianëve për përfshirjen e mafies.
Po ashtu Murrizi është ndalur dhe te hallet e Metës dhe Kryemadhit dhe zërat se ata mund të arrestohen. Gjithashtu Murrizi ka komentuar pazarin për amnistinë penale dhe skandalin te Magjistratura.
Ai u ndal dhe te hetimet që nisën ndaj tij pak kohë më parë. Murrizi tha se gjykata i pushoi hetimet dhe ai i ka paditur dhe ka kërkuar dëmshpërblim.
“Një njeri që nuk është në zullume nuk ka frikë të flasë. Unë kam folur për çështjen time. A më hetuan mua ca fëlliqësira atje që u dalin emrat te Metamorfoza, te SKY, disa fundërrina sajuan një dosje dhe shpifën për një ngjarje dhe nuk gjetën gjë. Jam krenar që nuk kam marrë asnjë tender. E çuan në prokuroi, e çuan pastaj për pushim në gjykatë. I kam hedhur në gjyq, kam kërkuar dëmshpërblim. Kam bërë dhe kallëzim penal”, tha ai.
-Sa kërkon dëmshpërblim?
Sa të më dojë qejfi. Jo sa Begeti.
-Ky popull paguan, ule dorën.
Kur ky popull nuk i është dhimbsur në 680 mln euro që ka pagur arroganca e qeverisë Rama, taksirat do e ketë se unë do ta fitoj gjyqin. Se janë duke më linçur pa të drejtë. Unë nuk jam i dënuar, as pjesë e krimit. Unë nuk kam qenë trafikant dhe nuk jam spiun Sigurimi si Ram, e Lindita.
Lini një Përgjigje