Në listën fituese janë persona që dalin në Podcast me Bablokun; analistë të mediave të rilindjes, aktorë e këngëtarë që bëjnë ‘like’ e komente pozitive për qeverinë...
Edhe si ministër, Blendi Gonxhja po bën ato pazare të pista me fondet shtetërore, që ka bërë kur ishte Zv/Kryetar i Bashkisë Tiranë, Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes së Punëtorëve të Tiranës, Drejtori i Parqeve të Rekreacionit dhe Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor.
Dokumenti që po publikon “Pamfleti”, fakton vazhdimin e batërdisë, që Blendi Gonxhe po bën me fondet e kulturës, të cilat Babloku ia ka pesëfishuar, që në lista të futen sa më shumë OJF të shtetarëve, familjarëve, miqve e patronazhistëve dhe më shumë miliona.
Më 16 shkurt 2024, vetëm 1 muaj javë pasi u dekretua Ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhe, hapi aplikimet për projekte të OJF-ve në sektorin e artit, kulturës e trashëgimisë popullore, por njoftimin nuk e publikoi në faqen zyrtare të ministrisë.
Më 1 mars 2024, Blendi Gonxhe, njoftoi se ishte mbyllur faza e aplikimit me 555 projekte të paraqitura në garë; ndërsa më 25 mars, njoftoi se pas një vlerësimi profesional me ekspertë të fushave nga data 14 deri më 20 mars, komisioni i drejtuar nga vetë Blendi, përzgjodhi 181 projekte fituese, që sipas tij, i shërbejnë artit, kulturës e trashëgimisë popullore.
Por një javë pasi shpalli 181 fitues me citimin “Lista është përfundimtare”, ministri Blendi Gonxhe shtoi 20 projekte të tjera, shoqëruar me sqarimin se ka pasur ankesa dhe është bërë ri-vlerësim e përzgjedhje projektesh me shumë vlera për artin e kulturën.
Këto projekte të vitit 2024, janë me vlerë totale 5.5 milionë Euro, por sipas verifikimit janë pa asnjë vlerë ndikuese e promovuese për artin, kulturën e trashëgiminë popullore, përkundrazi, janë ca projekte fiktive sa për justifikim të milionave që do marrin.
Nuk është rastësi, që fitues të 201 projekteve, janë OJF, madje dhe biznese “Person Fizik” të familjareve të ministrave, deputetëve, drejtorëve, krye bashkiakëve, miqve të tyre, patronizhistëve e familjarëve të zyrtarëve të drejtësisë.
Madje në listën fituese janë persona që dalin në Podcast me Bablokun; analistë mediash të rilindjes, aktorë e këngëtarë që bëjnë ‘like’ e komente pozitive për qeverinë.
Madje fitues janë shoqata e gazeta fshatrash që dalin 1 herë në 3 e 6 muaj, por dhe grupe popullore, që i kanë kënduar Bablokut te tuneli i Rrugës së Arbrit, te Tuneli i Rrugës Kardhiq-Delvinë, në takime elektorale e kudo ku ai shkon pret shirita./Pamfleti
Lini një Përgjigje