TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 21:06

Myslim Murrizi: SPAK të tregojë se ka këllqe dhe të regjistrojë procedim për Ilir Metën, boll me arrestime sa për shou

Shkruar nga Pamfleti

Myslim Murrizi: SPAK të tregojë se ka këllqe dhe të

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në “Podkastin” të “Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube.  

Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hallet e Metës dhe Kryemadhit dhe zërat se ata mund të arrestohen. Murrizi tha se përsa kohë që SPAK akoma nuk është i bindur apo nuk ka këllqe të regjistrojë një procedim penal për Ilir Metën apo Monika Kryemadhin, unë nuk mund të shoh ëndrra me sy hapur.

Ndërsa lidhur me shpërthimet e Metës, ish-deputeti tha se kreu i PL i tillë ka qenë gjithmonë. Sipas tij, ndoshta mund të jetë edhe një zgjedhje PR, teksa shtoi se do të dalë si i fortë dhe pastaj ulet bashkëpunon me ata që ka sharë më shumë.

-Si i komenton zhvillimet brenda Partisë së Lirisë, çfarë mendon Myslim Murrizi?

Murrizi: Nuk kam asnjë koment, asnjë interes. Partia e Lirisë nuk përbën asnjë lloj interesi politik dhe publik për deputetin Myslim Murrizi. Sa kohë që se kam votuar listën e Këshillit në 14 maj sepse ishin shumicë, unë jam ngritur në 90-tën për t’i përmbysur, kushërinjtë e tyre, nënat, hallat e të afërmit nuk përbëjnë interes.

Pyesni ndonjë brenda Rithemelimit që vdes për Ilir Metën, Kështu që, pse duhet të harxhojmë kohë për këtë. Regjistri gjyqësor i Gjykatës së Tiranës ka 147 parti. Për mua është një nga ato dhe nuk kam asnjë arsye pse duhet t’i kushtojë vëmendje kot.

-E gjithë kjo tollovi, siç ju e quajtët dhe aludimet për arrestim, duke iu referuar çiftit Meta-Kryemadhi. A po I shërben kjo lloj tollovie me arrestimin ose jo te Metës dhe Kryemadhit direkt Edi Ramës? A është teatër apo e besoni vërtet që do të ketë arrestim?

Murrizi: Në dijeninë time nuk di që të ketë të regjistruar një procedim penal me emër Ilir Rexhep Meta. Flas për deklaratat e SPAK-ut jo për të, jo të disa gojë haleve që rrinë gjithë ditën para SPAK-ut dhe aludojnë për arrestimin. Përsa kohë që ky organ akuze akoma nuk është i bindur apo nuk ka këllqe të regjistrojë një procedim penal për Ilir Metën apo Monika Kryemadhin, unë nuk mund të shoh ëndrra me sy hapur.

-Përse bëhet kjo zhurmë?

Murrizi: Ky është një teatër i pështirë që nuk është i sotëm, por koha ka treguar që brenda 6 muajve ose 1 viti janë puthur me njëri-tjetrin, kanë qeverisur së bashku edhe pse janë sharë me farë, me libër shpie me fjalor banal. Kjo nuk përbën më lajm.

-Ju po thoni që SPAK nuk ka këllqe të lëshojë fletë-arrest për Metën?

Murrizi: E para, nuk mundet të lëshojë fletë arrest për Metën pa dalë në një deklaratë nëse ka apo jo çështje konkrete për Ilir Metën.

-Është thënë që në emër të Ilir Metës nuk ka, por ka çështje që Meta është i përfshirë, si lobimi, CEZ-DIA.

Murrizi: Nëse nuk është regjistruar një procedim penal në emër të X qytetari, të gjitha të tjerat janë taktika ose hile hetimi për të ruajtur afatet e kodit të procedurës penale.

-Atëherë, ky është një teatër i madh?

Murrizi: Jo. Nuk e shoh si teatër, pasi mund të hetosh një çështje pa i vënë emër. Në momentin që del i lidhur katërcipërisht, brenda 2 vitesh do e çosh në Gjykatë të Lartë. Pra, luajnë me faktorin kohë. Në momentin që mund t’iu dalë konkretisht që Meta ka lidhje, atëherë e kanë detyrim të bëjnë regjistrim penal me emër konkret dhe më pas të vënë në dijeni personin, t’i komunikojnë akuzën dhe ta gjykojnë në bazë të rrezikshmërisë, veprës penale që ka kryer. Nëse do ta gjykojnë në procedim të lirë apo masë shtërnguese. Personalisht unë, jam kundër show-t statistikor të organit të akuzës, kundër politikës penale shtërnguese sovjetike.

Ne kemi kod penal perëndimor por nuk e zbatojmë. Kemi qejf ta çojmë në arrest dhe pas 6-7 muajsh ta nxjerrim nga burgu dhe të themi që ky person nuk kishte lidhje. Ajo që tha Dumani për Gjykatën që vendos çfarë themi ne, nuk ka shkelje më të rëndë për këtë drejtësi të pavarur.

-Si e diagnostikoni qasjen e fundit të Ilir Metës? Mund të jetë kjo një zgjedhje PR?

Murrizi: Për shpërthimet, i tillë ka qenë Meta. Ndoshta mund të jetë edhe një zgjedhje PR. Kur arrit të kuptoj kafshët si lopa që nuk ka gojë, njerëzit i kuptoj edhe më kollaj. Kështu që nuk përbën lajm për mua.

Qëllimi i tij është ekzistenca si figurë politike, si njeri i fortë dhe pastaj ulet butë-butë qeveris me ata që ka sharë më shumë.

Lini një Përgjigje