
Në episodin e sotëm në podkastit “Të Pashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”, ishte i ftuar ish-deputeti i PD-së, Mylsim Murrizi i cili foli për situatë politike në vend dhe për denoncimin e Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës, në SPAK për çështjen Xibraka.
Murizi tha se nuk ka pasur kallëzim nga ana e Bardhit, teksa deklaratat e këtij të fundit në media i quajti një show mediatik. Më tej ish deputeti deklaroi se shtesa e informacionit që Bardhi ka bërë në SPAK për çështjen e Xibrakës është nul
Pjesë nga intervista:
Po për vëllain e kryeministrit ka një kërkesë nga ana e opozitës dhe rithemelimit me në krye Gazment Bardhin apo jo?
Murrizi: Të jem i sinqertë nuk ka, kërkesa si SHOW!
Jo kërkesa që është paraqitur në SPAK për Olsi Ramën që të rihapet dosja Xibarak dhe të hetohet vëllai i kryeministrit!
Murrizi: Jo nuk bëhet!
Po pra se Olsi e kallëzoi për shpifje dhe SPAK e hodhi poshtë se nuk ka denoncim dhe i dha të drejtë Bardhit se tha nuk ka shpifje këtu.
Murrizi: Po pra, i dha të drejtë Bardhit se nuk denoncim. Ka qenë një marrëveshje e dokordësuar mes të dyve.
Po pra por bardhi thotë s’kemi bërë denoncim por kërkesë për të rihapur dosjen, pra informacione shtesë, pra është nul kjo?
Murrizi: Të gjithë rezervat që kam unë ndaj Gaz Bardhit, që është një hiç në politikë. Nuk ndaj të njëjtin mendim për formimin e tij profesional.
Pra është nul kjo përpjekje e Bardhit?
Murrizi: Patjetër, dhe Barhdi e di mirë që është nul, pasi si jurist nuk e shaj Gaz Bardhin. Mund të kem rezerva si i pafytyrë, akrobatik, por s ndaj të njëjtën për qenien e tij të formuar profesionalisht
Atëherë si qëndron e vërteta?
Murrizi: Ai ka bërë lajmërim. Por SPAK nuk funksionon me lajmërim. Bardhi nuk është bylbyl fryrës. As 2 mijë e 5 qind lekësh i kohës së babës. Nuk funksion të çosh letra anonime si Jovan Bregu në SPAK. Njoftimin e ka bërë publik Berisha me zë më burrërorë dhe me fakte në vitin 2015-16. Por fakti që Bardhi kopjon denoncimet e Berishës dhe mendon se ato do të përbëjnë objekt hetimi për SPAK-un, e ka gabim.
Pra Bardhi ka bërë pak me Olsi Ramë?
Murrizi: Nuk ka bërë denoncime po them. Edhe Olsi nga ana tjetër për të mos dalë fiasko, pasi e mori vesh se ska denoncim, berri kallëzim për shpifje.
Lini një Përgjigje