TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 21:13

Pse Meta sulmon Dumanin? Murrizi: Kur ishte drejtues Kraja heshti, tani që i ka “zënë rrota bishtin” akuzon

Shkruar nga Pamfleti

Pse Meta sulmon Dumanin? Murrizi: Kur ishte drejtues Kraja heshti, tani që

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në “Podkastin” të “Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube.  

Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke filluar nga dokumentari i RAI 3 dhe akuzat për Engjëll Agaçin dhe Olsi Ramën, te pakti Rama-Meloni dhe akuzat e italianëve për përfshirjen e mafies.

Po ashtu Murrizi është ndalur dhe te hallet e Metës dhe Kryemadhit dhe zërat se ata mund të arrestohen. Sipas tij, sulmet e Metës ndaj Dumanit janë për hall personal.

-Lufta me Ilir Metës e Altin Dumanit, ka drejtuar etiketime shumë fyese.

Nuk e di pse ka heshtur Dumani për ta denoncuar nëse është ndjerë i ofenduar. Është një luftë jo parimore. Nuk je i besueshëm për publikun kur je person publik që të reagosh vetëm kur të vjen halli te shtëpia jote. Unë nuk e kam dëgjuar Metën të flasë për Bektashin e Kozarës që u mor në SPAK ka korrur apo jo grurë me autokombanjë. Nuk e kam dëgjuar të reagojë si ish-president për mandatin e pistë të Ben Krajës, për hetimet për profesorin dhe mjekun Prifti, se si u bë ky ndalim pas një operacioni në gjykatën e Krujës. Pse nga erdhi? Paraja e pistë çfarë nuk bën.

-E ka me drejtuesin, e menaxhon gabim...

I shërben interesit të vet. Nuk reagoi kur heshti dosjen 184, kur heshti me 339, Xibrakën, dosjen e Durrësit dhe me radhë. Nuk reagoi gjatë presidencës Kraja në SPAK që u bë një vrimë në ujë, përveç atyre që denoncova unë për aferën të Ministrinë e Brendshme me uniformat. Nuk reagoi se ishte president derisa i mbaroi mandatin Krajës. Kraja ka qenë vartës i Metës kur ishte kryeministër. Gjuetia selektive është për interes personale, nuk ngjit.

Lini një Përgjigje