TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 21:15

“U treguan besëprerë me protestuesit”, Murrizi për amnistinë penale: Pakt i pistë nga i cili përfituan ish-zyrtarë!

Shkruar nga Pamfleti

“U treguan besëprerë me protestuesit”, Murrizi për

I ftuari i këtij episodin në podkastin “Të Pashoq” në kanalin në youtube të “Pamfletit”, ish deputeti Myslim Murrizi e quajti marrëveshjen për amnistinë një pazar të pistë.

Murrizi deklaroi se kjo amnisti nga i cili përfituan 85 ish zyrtarë, ishte si pasojë e pazarit që Bardhi bëri me Çuçin. Ish deputeti akuzoi opozitën se u tregua besëprerë me mbështetësit e saj që ndodhen në burg për shkak të protestave.

Pjesë nga intervista:

Unë dua të pyes për amnistinë, ju keni rezerva?

Murrizi: Pazar!

85 emra ish-zyrtarësh të korruptuar nuk janë bërë publike, pse nuk bëhen publike ata që përfituan nga amnistia?

Murrizi: Për këtë duhet të pyesësh ata që bënë marrëveshje natën në zyrat e kuvendit, si nga grupi parlamentar i PD-së dhe ai i Rithemelimit. E dyta duhet të kërkojnë ndjesë publikut se janë treguar besëprere dhe të pistë me protestuesit. Sa kohë që protestuesit janë të arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë, kjo tregon se je treguar besëprere dhe i pistë për ndaj atyre që janë dënuar me dy vite burg.

Po kush e bëri këtë pazarin?

Murrizi: Për mua Gaz Bardhi me Blend Çuçin, për aq kohë sa të dy nuk ju përgjigjen BIRN!

Po në fillim ministri Manja e pranoi kërkesën e Bashës, kushtin për të liruar dhe protestuesit opozitës?

Murrizi: Pastaj bënë pazar duke shëtit prehër m prehër, gjetën një prehër më të but dhe u dakordsuan për një pazar të pistë, për mua jo 83, po edhe 0,83 shumë janë. Kanë përfituar amnistinë në kundërshtim me atë që këta zare politik artikuluan se përse po e bëjnë këtë amnisti.

murrizi

Lini një Përgjigje