TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 21:45

Riorganizimi i PL, Silva Caka: Kishte tentativa për marrjen e partisë, 'shkundja' në themel ishte e nevojshme

Shkruar nga Pamfleti

Riorganizimi i PL, Silva Caka: Kishte tentativa për marrjen e partisë,

Ish-deputetja Silva Caka ishte e ftuara e mbrëmjes së sotme në “Podkastin” të “Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube.  

Çfarë po ndodh te Partia e Lirisë, teatri Meta-Kryemadhi, skenari arrestimit dhe përfitimi i Edi Ramës, tradhtitë e supozuara, riciklimi i të njëjteve njerëz.

Silva Caka përgjigjet duke thënë se riorganizimi i PL është pjesë e një organizimi të një partie politike, teksha shton se i shërben jo vetëm partisë dhe anëtarëve por njëkohësisht edhe programit me 5 prioritete.

Sipas saj, merr vlerë edhe për qytetarët e thjeshtë. Caka shprehet gjithashtu se kishte tentativa për sabotimin e punës së brendshme.

"Nuk ka lidhje me tradhtinë as me Kryemadhin as me emra të përveçëm. Aty është diçka tjetër që do dalë në ditët në vijim", tha ajo.

-Çfarë po ndodh aktualisht me Partinë e Lirisë?

Silva Caka: Nuk presim që kur ndërmerr një veprim, nuk pret që secili ta përgëzojë ose jo. Riorganizimi i një partie nuk do duhet të merrte një bujë kaq të madhe mediatike për një arsye që çdo partie politike i lejohet të bëjë riorganizim, shkurtime strukturash, struktura të reja. Pra, është pjesë e një organizimi të një partie politike e cila i shërben jo vetëm partisë dhe anëtarëve por njëkohësisht edhe programit me 5 prioritete, sigurisht që merr vlerë edhe për qytetarët e thjeshtë.

-Nuk do përbente lajm nëse këto ndryshime nuk do shoqëroheshim me një përplasje radikale mes çiftit Meta-Kryemadhi?

Silva Caka: Nuk ka të bëjë me çiftin, as politikisht. Në një shtet ku është instaluar një regjim totalisht mafioz, kuptohet që ka tentativë për të blerë apo kapur një parti që ndoshta është fuqizuar shumë në opozitë. Është tentuar të merren nën kontroll partitë opozitare, ashtu si me PD.

-Në momentin që ndodhi ky shpërthim i Metës, si iu gjeti në parti? Çfarë ndodhi?

Silva Caka: Nuk është e lehtë që të kujtosh se brenda funksionon çdo gjë mirë dhe pastaj të kuptosh që nuk është ashtu. Kishte tentativa për sabotimi ne punës së brendshme. Nuk ka lidhje me tradhtinë as me Kryemadhin as me emra të përveçëm.

Aty është diçka tjetër që do dalë në ditët në vijim. Pati ndërhyrje në serverin e PL, në godinën e saj dhe hetimi do të nxjerrë përgjegjësit. Kjo shkundje në themel ishte e nevojshme për shumë arsye.

-U kënaqët me këtë shkundje, nuk iu sikletosi?

Silva Caka: Kjo ka lidhje me çfarë i shërben kjo gjë. Nuk ka ndarje, njerëzit e Monikës, njerëzit e Metës. Secili është për vlerat që përfaqëson.

-Endrit Braimllari përse hoqi dorën?

Silva Caka: Në momenti që vizioni sesi duhet të ecë Partia e Lirisë dhe nuk përputhet, si çështja e organizimit dhe funksionimit më të mirë dhe për këtë arsye dha dorëheqjen. Ka njerëz që nuk shkojnë me atë lloj kanalizimi që kërkon tani Partia e Lirisë. Të gjithë personat që mediat kanë aluduar se do të largohen, janë zgjedhur prap në Kryesi.

Lini një Përgjigje