TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 21:36

“Kemi rrogat më të ulëta në të gjithë Ballkanin”, Endri Shabani: Ne jemi akoma në feudalizëm!

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi rrogat më të ulëta në të gjithë

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka folur për situatën aktuale në Shqipëri.

Shabani theksoi se Shqipëria është akoma në feudalizëm.

Ai shtoi se Shqipëri pagat janë më të ulëta se në të gjithë vendet e rajonit. Shkak për këtë sipas tij, janë bërë vjedhjet nga pushtetarët.

“Ne jemi akoma në feudalizëm. Koha në Shqipëri nuk ka vlerë ekonomike. Në Shqipëri tregu është i kapur. Në Shqipëri, një pjesë e madhe e punëtorëve ka një feudal, që e ka uzurpuar këtë sektor. Problem është me hajdutët”, tha Shabani për Euronews.

Ndër të tjera, Shabani nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, ndërsa tha se Shqipëria ka rrogat më të ulëta, pasi këtu vidhet.

“Padyshim që ne duhet të mbrojmë pronën tonë, por në fillim fajin e ka ai që na i vjedh. Nëse ne i kemi rrogat më pak në Ballkan, nuk është se jemi popull më pak produktiv sesa malazezët apo shqiptarët në Kosovë. Ne kemi rrogat më të ulëta sepse këtu vidhet” u shpreh Shabani.

endri shabani nisma thurje rrogat

Lini një Përgjigje