
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën politike aktuale në vend.
Gjekmarkaj pranoi se është i gatshëm të bashkëpunojë sërish me Lulzim Bashën por me kushtin që ky i fundit të mos sillet si një kolonë e pestë tek opozita dhe t'i bashkohet një fronti më të gjerë opozitar pjesë e të cilit të jetë Berisha por edhe 'grupi' i Bardhit.
Sipas tij, nuk është vonë të pendohesh dhe i bën thirrje Bashës për të reflektuar.
“Do doja që me Bashën të bashkëpunoja përsëri nëse ndërpret këtë të qenit një kolonë e pestë tek opozita. Nuk është vonë të pendohesh. Madje është një lutje e krishterë që njeriu të reflektojë. Nëse e bën këtë, pse të mos bashkohet me ne? Se edhe 1 votë është e rëndësishme. Të krijohet një front sa më i gjerë opozitar. Por kjo nuk bëhet me lutje as dëshira”, tha Gjekmarkaj për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje