TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2024, 18:41

Negociata mes Alibeajt dhe Gjiknurit? Pampuri: Takimet kanë qenë transparente, Reformën Zgjedhore do ta bëjë opozita

Shkruar nga Pamfleti

Negociata mes Alibeajt dhe Gjiknurit? Pampuri: Takimet kanë qenë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka komentuar nisjes e komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore, e cila do të nisë punën të premten në orën 12:00.

Teksa thekson se komisioni duhet të ishte bërë më herët, Pampuri shprehet se Komisioni ka pasur nxitjen edhe nga ndërkombëtarët.

“Komisioni është shumë i rëndësishëm. Ndryshimet në kod zgjedhor janë shumë të rëndësishme. Kjo lojë u hap pas ndarjeve apo përçarjeve të fundit ku një grup tjetër për interesa të vetat doli dhe kërkon të jetë aty. Këto janë çështje personale. Pse duhet të jenë ata dhe jo ne kjo nuk është çështja. Ata janë anëtarë të këtij komisioni, kur është formuar komisioni përbërja ka qenë gjithëpërfshirëse. Kanë qenë palë nga të gjitha anët. Sa i përket bashkëkryetarit Enkelejd Alibeaj ai e ka tagrin të vijojë punën deri në finalizimin e detyrës së komisionit. Ky komision duhet të ishte mbledhur shumë më herët. Komisioni ka pasur mbështetjen dhe nxitjen e ndërkombëtarëve. Ndihem mirë që do ngrihet të premten”, tha deputetja për “Report Tv”.

E pyetur nëse ka pasur negociata të fshehta mes Gjiknurit dhe Alibeajt, Pampuri u shpreh se çdo takim se ka qenë transparent.

“Sa i përket akuzave unë besoj se i akuzuari të akuzon. Janë ata të cilët kanë bërë vepra që i peshon ajo peshë e rëndë brenda vetes. Vota e diasporës, Shqipëria një zonë zgjedhore, listat e hapura, president nga popull. Këto janë çështje thelbësore që do diskutohen nga opozita", tha ajo.

Lini një Përgjigje