TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2024, 18:03

Pampuri ironizon Berishën: Premtoi mbushjen e shesheve, por shpresa nuk vjen nga rrugica

Shkruar nga Pamfleti

Pampuri ironizon Berishën: Premtoi mbushjen e shesheve, por shpresa nuk

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Ajo shprehet se çdo natë mban fjalim nga dritarja e apartamentit, ndërsa poshtë pallatit mblidhen militantët e fundit që i kanë mbetur Rithemelimit.

Referuar fjalimeve të Berishës që trumbetoi mbushjen e shesheve, thotë se ndryshimi nuk vjen duke u ngushtuar në një rrugicë, e aq më pak për një kauzë personale.

“Ajo pjesë e opozitës që shpresonte të bënte ndryshimin të mos ishte thjesht një rrugicë por sheshi i madh i shpresës të mbusheshin sheshe për kauzën e ndryshimit jo vetëm për një kauzë. Të gjitha trumbetimet nuk duhet të ngushtohen në një rrugicë, shpresa nuk vjen nga rrugica por duke u mbushur sheshet. Mendoj që duke parë Berishës si personazh i rëndësishëm i PD nuk do të doja ta shikoja aty dhe e gjithë ajo të mos ishte një betejë për Berishën por për të gjithë hallet e shqiptarëve”, tha Pampuri për “Report Tv”.

Ajo komentoi dhe iniciativën e partive të vogla për të pasur një "federatë të opozitës", por dha një përgjigje të prerë në emër të PD, duke nënvizuar se nuk do të ketë bashkim me persona që janë shpallur non grata, duke nënkuptuar Rithemelimin e Sali Berishës.

“Kemi dëgjuar edhe deklarata prej përfaqësuesish për bashkime, por ata nuk e dinë çfarë është bashkimi. Ende nuk e kanë kuptuar pse u ndamë. Dera e PD është e hapur për këdo që nuk ka përgjegjësi përballë ligjit që nuk ka mbi kurriz akuzë për korrupsion dhe që është i pastër. Bashkimet mekanike koha ka treguar se nuk kanë çuar gjëkundi. Ishte rasti për zgjedhjet në Kukës. Kur bashkimet nuk ndodhin në bazë të parimeve dhe kauzave nuk mund të kenë sukses. Bashkime si ai i zgjedhjeve të Kukësit është qesharak dhe thjesht për ti hedhur si syve shqiptarëve. Këto deklarata janë akte që janë thjesht retorikë politike”, u shpreh Pampuri.

Deputetja la të kuptohej se ishte dhe kundër sjelljes së Rithemelimit që edhe në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, “trashëgoi” skenarin e vjetër të dhunës të orkestruar fillimisht nga Berisha.

“Në situata të tilla presidenti duhet të jetë i paanshëm. Në rastin konkret çdo luftë kundrejt presidentit mendohet si betejë kundër institucionit të presidentit. Presidenti është institucion dhe duhet të respektohet si institucion”, tha Pampuri duke komentuar dhe faktin që presidenti Bajram Begaj nuk mundi të mbante fjalim në seancë plenare për shkak të situatës së krijuar nga Rithemelimi.

Lini një Përgjigje