
Enkelejd Alibeaj ka reaguar për takimin me përfaqësuesen e OSBE, lidhur me reformën zgjedhore. Si i ashtu dhe Gjiknuri u takuan sot me Clarisse Pasztory, e cila ka kërkuar që të avancojë reforma zgjedhore.
Alibeaj në një reagim shprehet se në cilësinë e bashkë-kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i ka shprehur konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore. Sipas tij, kjo reformë është prioritet i PD.
“Po ashtu, i sigurova se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik.
Gjithashtu e falenderova Znj. Pasztory për konsistencën në mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore dhe për ofrimin e vyer të asistencës teknike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje