TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2024, 15:09

Pas Berishës edhe dhëndri i tij kërkon të shmangë përballjen me SPAK, avokatët e Malltezit kërkesë të shtyhet marrja në pyetje

Shkruar nga Pamfleti

Pas Berishës edhe dhëndri i tij kërkon të shmangë

Sali Berisha dhe dhëndri i tij kanë vendosur të ndjekin të njëjtën strategji sa i takon përballjes me SPAK.

Prokurorët kanë kërkuar që ish-kryeministri dhe dhëndri i tij të paraqiten në SPAK për tu marr në pyetje. Berisha ka kërkuar shtyrjen e këtij procesi dhe duket se të njëjtën gjë ka bërë dhe Malltezi.

Avokatja e Jamarbër Malltezit, Antoneta Sevdari, në një prononcim për Top Channel, tregoi se ka kërkuar shtyrje për seancën e klientit të saj

Unë do jem në një gjykim që nuk e lë dot, ndërsa avokati tjetër nuk është në Shqipëri”, tha avokatja Sevdari.

Me të njëjtin arsyetim, edhe avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kërkuan shtyrje të seancës. Avokati Sokol Mëngjesi tregoi se kanë një agjendë tjetër dhe nuk mund të vijnë në orën 10:00 për të shoqëruar Berishën.

Lini një Përgjigje