
Përfaqësuesja e OSBE në vendin tonë, Clarisse Pasztory, ka reaguar për takimet që pati sot me bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
Ajo është shprehur se mirëpret vendimin që komisioni të nisë punën ditën e premte, teksa shprehet se OSBE do të asistojë në ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por ka dërguar dhe një mesazh që reforma të jetë gjithëpërfshirëse.
“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim", shprehet ambasadorja.
Lini një Përgjigje