
Tre deputetë të Partisë Demokratike zyrtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e së premtes të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Deputeti Enkeljed Alibeaj, njëkohësisht bashkëkryetari i komisionit, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano, kanë pranuar se do të jenë pjesë e mbledhjes.
Mbledhja pritet të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, ditën e premte në orën 12:00.
Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është mbledhur prej muajsh, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike kundërshton emrin e Enkelejd Alibeajt dhe propozon zëvendësimin e tij nga Oerd Bylybashi.
Lini një Përgjigje