TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 18:23

Siguroi një vend në listat e sigurta të PD-së, Baçi një zë me Berishën: Primaret mekanizëm i rëndësishëm, por s’janë i vetmi kriter

Shkruar nga Pamfleti

Siguroi një vend në listat e sigurta të PD-së, Baçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar situatën e krijuar brenda opozitës pas publikimit të listave për kandidatët për deputetë.

Sipas tij, pritshmëritë e individëve për të qenë pjesë e listave kanë ndikuar në tensionet e brendshme. “Situata në PD është krijuar edhe nga pritshmëritë e kujtdo për prezencën e tyre në listat e mbyllura”, deklaroi Baçi.

Ai theksoi se primaret janë një mekanizëm i rëndësishëm për përzgjedhjen e kandidatëve, por nuk janë kriteri i vetëm.

“Nuk mund të përzgjidhen kandidatët vetëm nga primaret sepse ka shumë kritere të tjera, si përfaqësimi në bazë qarku dhe barazia gjinore”, shtoi deputeti demokrat në një komunikim të drejtpërdrejtë për “News24”.

Lini një Përgjigje