TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 15:36

Dashnor Sula mesazh Berishës: Doktori e di shumë mirë se sa opozitar jam unë!

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula mesazh Berishës: Doktori e di shumë mirë se sa

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar sërish pas lënies jashtë nga lista e kandidatëve të PD. Ai u bashkua me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin, teksa në një reagim në rrjetet sociale duket se i përgjigjet dhe Berishës, i cili sot vlerësoi figurën e tij, por nuk tha pse u la jashtë.

Sa opozitar jam unë, e dinë shumë mirë qytetarët që më kanë ndjekur në këto 4 vite. E di edhe vet z. Berisha i cili herë-herë më ka përgëzuar për kurajon e denoncimeve dhe persistencën.

Fakti se nuk pranoj një vendim të njëanshëm që nuk bazohet në kriteret dhe meritat e vendosura nga vet lidershipi i PD, por në elementin primar “besnikëria” ndaj familjes dhe kundërshtar të SPAK, nuk më bën më pak opozitar.

Në këto 4 vite unë kam mbrojtur interesin e qytetarëve të Qarkut të Elbasanit kam denoncuar problematika që na prekin të gjithë ne. Kam besimin se qytetarët nuk do vlerësojnë ngjyrën e flamujve partiak, por me parimin, misioni për të përfaqësuar interest e tyre. Këtë e kam bërë në këto 4 vite, do e bëj edhe në vijim.

Besnik ndaj qytetarëve dhe dinjitetit”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje