TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 14:22

Ervin Demo dha dorëheqjen, komandohet kryebashkiaku i ri i Beratit

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Demo dha dorëheqjen, komandohet kryebashkiaku i ri i Beratit
Ervin Demo

Në një mbledhje solemne të Këshillit të Bashkisë së Beratit, Ervin Ceca u emërua si kryetar i komanduar i Bashkisë së Beratit pas dorëheqjes së Ervin Demos.

Me 24 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Bashkisë, Ceca u zgjodh të drejtojë qytetin, duke marrë përsipër një detyrë të rëndësishme pas largimit të Ervin Demos, i cili la postin pas 6 vitesh udhëheqjeje.

Ervin Demo, i cili ka qenë në krye të Bashkisë së Beratit për një periudhë të gjatë, vendosi të tërhiqet për të kandiduar në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.

Ervin Ceca me parë mbante pozicionin si nënkryetar i bashkisë Berat, gjithashtu dhe kryetari i këshillit bashkiak.

Lini një Përgjigje