TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 11:37

Braçe dhe Xhafaj u lanë jashtë mandateve të sigurta, Rama: Në listë të mbyllur futëm ata që nuk shkonin dot në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Braçe dhe Xhafaj u lanë jashtë mandateve të sigurta, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përbërjen e listës së hapur të PS-së në zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur për faktin që në këtë listë janë edhe Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj, dy kryetarët e komisioneve të posaçme të Dezinformimit dhe Anti-korrupsionit, Rama tha se në listën e hapur janë ata që kanë mundësitë dhe votat të futen në Parlament.

“PS nuk mund të jetë partia e atyre që janë brenda, PS duhet të jetë partia edhe e atyre që janë saj. PS nuk është qëllim, por mjet. Ata që janë brenda dhe kanë kontroll mbi këtë mjet, nuk mund ta përdorin PS-në si mjet për të penguar të tjerët.

Me sistemin që kemi në listat e mbyllura kemi futur njerëz që nuk do futeshin dot në Kuvend, në listat e hapura kemi futur njerëz që kanë njohjet, njerëzit që të marrin votat e tyre”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje