TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 11:01

Monika Kryemadhi "dashurohet" sërish pas divorcit: Do të votoj për Ilir Metën, është burrë shteti!

Shkruar nga Pamfleti
Monika Kryemadhi "dashurohet" sërish pas divorcit: Do të
Deputetja Monika Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit është shprehur se më 11 maj do të votojë për Ilir Metën.

Kryemadhi, e cila nuk do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se do të votojë Ilir Metën dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

“U bëj thirrje të gjithëve, miqëve, të afërmëve të mi të votojnë të shkojnë të votojnë Presidentin e Lirisë. Kam pasur në plan për të kandiduar e pavarur, por duke ditur logjikën e Ilir Metës dhe gjendjen ku ndodhet Partia e Lirisë jam tërhequr", tha Kryemadhi.

“Kam pasur një plan të kandidoj e pavarur por duke ditur logjikën e Ilir Metës dhe duke parë rrethanat e Partisë së Lirisë.Për Metën, nuk është dashuri shpirtërore është respekt politik. Pavarësisht marrëdhënies personale e cila është e mbaruar, në aspektin politik duhet të kuptoni se Monika nuk e nxjerr inatin në politikë. Politika është vlera. Kam respekt politik për Ilir Metën. Meta tregoi që është burrë shteti dhe jo frikacak që merr pjesë në lista të mbyllura.” përfundoi ajo.

Kryemadhi komentoi edhe Endrit Brahimllarin, i cili braktisi PL për të shkuar te Rama.

“Për zotin Endrit Brahimllari, i uroj suksese në jetë. Mendoj që para 6 muajve ulëriste për inceneratorin, nuk do të besoj se do të shkojë të digjet edhe ai te inceneratori. Megjithatë policia është e çuditshme, me surpriza dhe të papritura”, tha ajo.

kryemaadhi meta

Lini një Përgjigje