TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 10:03

Erion Braçe jep dorëheqjen nga politika për t'iu rikthyer medias?

Shkruar nga Pamfleti
Erion Braçe jep dorëheqjen nga politika për t'iu rikthyer
Erion Braçe

Deputeti i PS, Erion Braçe e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të qartë pas dorëzimit të listave të socialistëve për 11 Majin, teksa ai e pa veten në fushë të hapur sipas zgjedhjeve të liderit.

Braçe për 11 Majin është lënë jashtë listave të sigurta për Tiranën, teksa Rama e ka hedhur në terren me plot 37 emra të tjerë që duhet të garojnë fuqishëm për një karrige në Kuvend.

Kjo zgjedhje e Ramës, siç duket e ka lënë të pakënaqur Erion Braçen i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim domethënës.

Teksa ka publikuar një foto të tij që në dukje lexohet qartazi fjala "Shtypi", deputeti i PS e ka shoqëruar edhe me mesazhin: 'Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do. Mjafton liria!'.

Erion Braçe jep dorëheqjen nga politika për t'iu rikthyer

Mos vallë, Braçe po i jep lamtumirën PS dhe politikës për t'iu rikthyer medias. 

Kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim...

erion braçe jep dorëheqjen

Lini një Përgjigje