TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 09:46

“Kot votoni, Leskon dhe ‘qirje’ Dulen do çoni në Parlament”/ Lista e Berishës, Rama lëshoj gojën ndaj opozitës

Shkruar nga Pamfleti
“Kot votoni, Leskon dhe ‘qirje’ Dulen do çoni në
Edi Rama

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e opozitës për 11 Majin.

Teksa nuk munguan fyrejt ndaj disa emrave specifikë, Rama u ka bërë thirrje demokratëve të mos i votojnë këto emra me 11 Maj.

“Nuk ta jep dot tribuna VIP e kënetës. Merr e shih listën. Shih kë të kanë thënë “haje këtë çorbë” se nuk ke ku shkon. Merre shihe gjithë tribuna VIP e kënetës do shkojë në parlament do apo s’do ti. Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e ‘qirje’ Dulen. Doni s’doni ju do i çoni në parlament se s’merrni dot më shumë mandate. Atëherë për ça do shkoni të votoni. Ajo që po bëjmë ne është e kundërta. Unë i them të mijve doni a s’doni partia do hapet.

Uji i ndenjur bëhet kënetë. Ka edhe kështu, një demokrat i njohur Me biznes me fabrike, 300 e kusur punëtor në Itali. Një person “X” i njohur me të, aplikon te deputeti që duam. Ky njeri habitet dhe regjistron emigrantë për të mbështetur këtë vajzë.

Kemi dekanen e fakultetit Ekonomik në listën e mbyllur, ka qenë në çadër këtu poshtë. Sot është në listën e mbyllur, deri dje..2017 ishte këtu dhe mendonte që unë duhet të ikja. Tani mendon se unë duhet të rri. Do thani kënetën nëse jeni të PD dhe votoni PS”-u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje