TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 08:37

11 Maji, Rama fut në listat e kandidatëve për deputetë të PS dy njerëz të Lulzim Bashës

Shkruar nga Pamfleti
11 Maji, Rama fut në listat e kandidatëve për deputetë
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryesocialisti Edi Rama ka futur në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste edhe dy njerëz të atashuar me Lulzim Bashën.

Bëhet fjalë për Blendi Sulaj dhe Zamira Sinaj.Blendi Sulaj është në listën e PS-së për Tiranën. Ai ka mbajtur më herët postin e nënkryetarit të Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu dhe më pas kaloi me PD-në e Lulzim Bashës.

Sulaj përpara se t’i bashkohej listës së Partisë Socialiste, ka drejtuar dhe degën e njësisë 9 në Tiranë në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha pas ngjarjeve të zgjedhjeve 2021.

Një emër tjetër që mori vëmendje në listat e Partisë Socialiste  është dhe kandidatja për deputete në listën e mbyllur të Vlorës, Zamira Sinaj e cila njihet për një nga fjalimet e saj virale në 2017, kur ish-Kryetari i Partisë Demokratike i asaj kohe Lulzim Basha.

 

rama basha 11 maji

Lini një Përgjigje