TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 09:57

Rama e vendosi në listë të sigurtë në Tiranë, fjalia servile që i hapi dyert e karrierës Ilva Gjuzit në PS (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rama e vendosi në listë të sigurtë në Tiranë,
Ilva Gjuzi dhe Edi Rama

Nëse mendoni se për të bërë karrierë në politikë duhen përvojë, ide apo vizion, jeni ende naivë. Rruga më e sigurt drejt suksesit është një fjali servile për liderin e partisë, një deklaratë që e shndërron Kryeministrin në një gjeni të pashoq, një figurë mitike që me njërën dorë hedh ngjyrat mbi telajo dhe me tjetrën shtyn para punët në qeveri.

Mjafton fjalia e duhur për t’ia përkëdhelur sedrën dhe ja ku është vendi në listën e deputetëve, një karrige ministri, pse jo, një post ambasadori!

Ilva Gjuzi e ka ditur këtë rregull të pashkruar dhe ka luajtur kartën e saj në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme: “Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve” u shpreh ajo pak kohë më parë në Opinion kur iu kërkua një kritikë për liderin maksimal.

Dhe ja ku erdhi shpërblimi, me një rrugë të shpejtë nga promovimi në Asamblenë e PS-së, në listën e deputetëve e deri në postin e zëvendësministres. Sot ajo është përfshirë në listën e kandidatëve të sigurt të PS në Tiranë.

Në Shqipëri, politika nuk ka nevojë për meritokraci apo ide, por për një recitim të përsosur të fjalëve magjike: “Lideri është largpamës”, “Edi Rama është më i miri”, “Ai është vizionar”.

Kështu që, në vend që të humbni kohë me studime, me eksperiencë profesionale apo orë të gjata me punë të ndershme, mësoni artin e lëpirjes dhe do të arrini lart. Mjaft të jesh i gatshëm të thuash me buzëqeshje: “Edi Rama është përpara nesh, është më përpara se ç’duhet”. Kaq duhet!/ Lapsi.al

ilva gjuzi rama ps

Lini një Përgjigje