Erion Braçe ka reaguar sërish pas publikimit të listave të PS nga Edi Rama, që e la jashtë emrave të sigurtë për një mandat deputeti.
Braçe ka një kritikë të fortë ndaj partisë së tij, përfshirë Edi Ramën për një sërë gabimesh dhe vendimesh që janë në dëm të interesave të qytetarëve dhe sidomos ndaj Bujqësisë.
Ai flet për një ‘qingja’ dhe ‘tigra’ në PS, për të shprehur mendimet e tij për situatën e krijuar pas përzgjedhjes së kandidatëve.
Sipas tij ka ndodhur një "gënjeshtër" dhe një manipulim me vendimet e marra në PS për emrat e kandidatëve, teksa aludon manovra politike që sipas tij janë të padrejta, të pasinqerta dhe të dëmshme për ata që përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe bujqësisë.
Ai shprehet shumë i zhgënjyer dhe i irrituar nga gënjeshtrat që janë përdorur për të manipuluar situatën dhe për të mbajtur kontrollin mbi partinë dhe pozitat politike.
Braçe thekson se nuk mund të pranonte që të sillet si dikush që fsheh mendimet e tij dhe që pranon të manipulohet.
Reagimi i plotë i Braçes:
Ajo dita kur unë flas për lopën dhe qengji gjen fituesin! Jam munduar shumë të kuptoj se si ka mundësi që qengji pi qumësht tek Tigri njëherë dhe sisë tek Tigri tjetër dy here; se më është dukur e rrezikshme gjithmonë; e kam një përgjigje e do ua them herë tjetër, tani që kam me shumë kohë. Ndërkohë po si ka mundësi që studiot janë mbushur plotë me njerëz që as dëgjojnë e as lexojnë, ose kur dëgjojnë apo lexojnë nuk kuptojnë hiç, gjë prej gjëje, por ama bejnë analizë, gjejnë edhe fitues! Shikoni, edhe një here, fjala ime në komisionin e Ekonomisë, kishte te bënte me TVSH-në e Bujqësisë, halli jetik prej 6 vitesh i çdo prodhuesi, përpunuesi, tregtuesi, prej nga buron kriza e forte e fshatit, popullit të fshatit nga vjen edhe kjo zonja që nuk kupton kurrë kur përpara ka një ministër Financash, MAZHAJT fshatit ku unë jam ende deputet; pra nuk kishte te bënte me listat, listat për deputet jo e jo-duhet të jesh i lirë për të qenë deputet, por me një gënjeshtër, dy gënjeshtra, tre gënjeshtra, katër gënjeshtra e fundit në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar; Unë e kam problem te madh kur më gënjejnë duke më parë ne sy, se kam bërë kurrë vetë dhe nuk turrem as në mënyre të zakonshme apo të jashtëzakonshme, thjesht them atë që mendoj drejt e pa mbajtur gjë mënjane! kaq! Kush ka humbur? Bujqit doemos; kush fiton mbi ta e ka fitore të madhe shumë! VO: qengji, po nuk kuptove, me thuaj se ta shpjegoj me thjeshtë herës tjetër.
Lini një Përgjigje